Submitted by wollson on Mar, 02/19/2019 - 12:15

Në Kongresin Ndërkombëtar të Oftalmologjisë Inovative, të mbajtur në Bombaj më 21 – 24 gusht të vitit 2008, në organizim të Akademisë Internacionale për Oftalmologji Inovative, profesorit dr Pavel Rozsivalit dhe dr Marina Dragoviqit, u është dorëzuar një mirënjohje e madhe botërore – ÇMIMI I PARË për punë të pasqyruar në fushën e risive në oftalmologji. Sipas vendit ku është mbajtur ka formë simbolike të diamantit indian.

Për herë të parë në botë, janë pasqyruar mundësitë e reja kirurgjike për zgjidhjen e problemeve oftalmologjike, të përpunuara në materialin e filmuar gjë që është pranuar me entuziazëm në auditorium dhe në mesin e xhirisë. Xhirinë e kanë përbërë emrat më seriozë nga bota e oftalmologjisë nga të gjitha kontinentet, të cilët edhe vetë i kanë dhënë kontribute të mëdha zhvillimit edhe mundësive të sotme të oftalmologjisë bashkëkohore. Profesor Pavel Rozsivalit i janë shprehur urime të shumta për kirurgji brilante dhe zgjidhje ideore fantastike.

Ky film shkencor i pari i shpërblyer do të shfaqet në tubimet profesionale në mbarë botën si udhërrëfyes për zgjidhjen e problemeve, filmi është i përpunuar në mënyrë tematike dhe është pasqyruar me porosi se ekziston mundësia çohen përpara kufijtë në drejtim të mundësive të reja dhe të ndritshme.

Ky njëkohësisht është edhe shpërblim për Beogradin në të cilin kjo vepër është krijuar, dhe fotografitë e të cilit bashkë me Spitalin SVETI VID do të shëtisin nëpër kontinente.

Lidhur me këtë rast është organizuar konferenca për shtyp dhe koktej në Beograd, me të cilin rast për herë të parë në Serbi është shfaqur filmi i shpërblyer.

Dr. Marina Dragoviq, drejtoreshë e mjekësisë së Spitalit special SVETI VID, dhe bashkëautori i punimit të shpërblyer, i ka përshëndetur mysafirët e respektuar dhe pas një vështrimi të shkurtër për kontributet e deritashme të këtij institucioni prestigjioz zhvillimit dhe përparimit të oftalmologjisë së vendit e ka paralajmëruar projeksionin e filmit të shpërblyer.

Pas projeksionit të filmit një përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë ka shprehur mirënjohje për çmimin të cilin e ka fituar SVETI VID në botë, dhe ka konfirmuar se ky shpërblim njëkohësisht është me rëndësi të 

Video

EYE ADVANCE PRVA NAGRADA U SVETU BOLNICI SVETI VID ZA KVALITET HIRURGIJE I DOPRINOS RAZVOJU SAVREMENE OFTALMOLOGIJE EYE ADVANCE