• Upozoravamo posetioce sajta da je adresa Specijalne bolnice Sveti Vid...
  • ...isključivo Dobračina 27, u Beogradu i telefon dat na našem kontaktu...
  • Obavešteni smo da postoje pokušaji lažnog predstavljanja...
  • ... imenom SVETOG VID-a u različitim krajevima bivše Jugoslavije...
  • ... i ovim putem želimo da ukažemo na ovu zloupotrebu našeg imena.
  • E-mail: hospital@svetivid.com
  • Tel: +381-11-328-37-37
  • www.svetivid.com
 
  • Spitali special SVETI VID
  • Spitali special SVETI VID
  • Spitali special SVETI VID

PËR SPITALIN

Spitali është vendosur në qendër të qytetit, në rrugën Dobraçina nr. 27, afër Sheshit të Republikës dhe Teatrit Popullor. E përfshin sipërfaqen prej 800m2. Ka shumë ordinanca dhe salla të pritjes, një numër kabinetesh diagnostike për diagnostikën themelore dhe përcjellëse, sallen e operacionit, qendrën me rrezet lazër, vendmjekimin... Ekziston edhe mundësia e vendosjes në apartamente me kondicionerë dhe TV.

Orari i punës së spitalit është për çdo ditë pune dhe të shtunave prej 8.00 - 20.30. Të dielave prej 8.00 - 14.00

VEPRIMTARIA

Spitali special SVETI VID është formuar në vitin 1997. Me krijimin e tij ka filluar një erë e re e oftalmologjisë së vendit. Ideja ka qenë që oftalmologjia e vendit të bëhet më bashkëkohore dhe që sa më mirë dhe sa më shpejtë të tejkalohet zbraztësia e dhjetëvjetëshit e cila ka mbizotëruar në qarqet e oftalmologjisë së vendit. Duke e ofruar mundësinë e zgjidhjeve të reja, të përshtatshme, e jo të “kirurgjisë për hirë të kirurgjisë”, spitali SVETI VID është bërë institucion dhe emër i cili është sinonim për oftalmologjinë bashkëkohore me cilësi të lartë. Në vend që të punohet për cilësi më të mirë në botën e jashtme, oftalmologjia bashkëkohore kualitative e ka filluar punën në qendër të Beogradit.

Spitali special SVETI VID, që nga themelimi e më tutje, e ka sjellë në shtetin tonë teknologjinë e fundit më të mirë dhe metodat më të njohura kirurgjike dhe diagnostike për zgjidhjen e problemeve të syrit. Në këtë mënyrë oftalmologjisë së vendit i imponohen pikëpamjet dhe standardet e reja, bashkëkohore për shërimin e sëmundjeve të syrit, me efekt më të madh për ruajtjen e funksionit të pamjes dhe me këtë caktohen orientimet e zhvillimit të oftalmologjisë së vendit.

Këtu, në ishullin e vogël të Evropës në zemër të Beogradit, ekziston shpresa edhe për një mori oftalmologësh të rinj, të diplomuar, që të njihen me mundësitë e kirurgjisë së syve sot, e që nuk është vetëm pamja nga tekstet në gjuhët e huaja, për të zhdukur barrën e botëkuptimeve të trashëguara dhe të vjetëruara.

DIAGNOSTIKA

Në shumë ordinanca me pajisjen më të mirë do t’ju presë personeli gjentilë dhe do t’ju ndihmojë që të zgjidhni problemin. Kontrolli gjithëpërfshirës oftalmologjik e nënkupton shikimin e të gjitha strukturave të syrit, edhe të segmentit të përparmë edhe të prapmë, dhe shqyrtimin e problematikës në tërësi.

Kabinetet për destinime të veçanta

- Kabineti për diagnostikë me ultratinguj – për zbulimin e ndryshimeve të strukturave të thella të syrit, në trupin qelqor, në retinë, dhe në globin e syrit (gjakrrjedhjet, shkëputjet e retinës, ndryshimet e tumorit, etj.,) veçanërisht në gjendjet e patejdukshme siç është katarakta, ose gjakrrjedhja në këndin e dhomës së përparme gjë që e çrregullon kontrollin në strukturat e prapme.

- Kabineti për pahimetri dhe topografinë korneale të kompjuterizuar. Ky është mjekim bashkëkohor diagnostik në përkufizimin e problemit të kornesë; i zbulimit të hershëm të keratokonusit dhe të degjenerimeve tjera të kornesë, ndryshimeve të krijuara për shkak të bajtjes së thjerrëzës syputhitëse. Gjithashtu kontrolli është i domosdoshëm para procedurës refraktive.

- Kabineti për zbulimin e hershëm të glaukomës, me zbulimin e ndryshimeve të para asimptomatike në nivel të shtresës së fijeve nervore.-GDx

- Kabineti për fushën e kompjuterizuar të pamjes, me testet e veçanta për ekzaminimin e funksionit të nervit të syrit ose të makulës – njollës së verdhë.

- Kabineti për angiografi – fotografimi i enëve të gjakut në fundin e syrit me aplikimin e kontrastit i cili aplikohet në mënyrë intravenoze. Është e paprekshme procedura në përkufizimin e ndryshimeve diabetike në fundin e syrit, të cilat më pas mjekohen me lazërfotokoagulim, si edhe ndryshimi në makulë – njollën e verdhë, para përdorimit të terapisë fotodinamike (PDT). Gjithashtu me kamerën fundus regjistrohen ndryshimet në papilën e nervit të syrit “për përcjelljen objektive” dhe kontrollin e glaukomës, përkatësisht vlerësimit të efektit të terapisë së aplikuar.

- Kabineti me rrezet lazër – lazërfotokoagulimi në terapinë e ndryshimeve diabetike në fundin e syrit, rrezet lazër te llojet e caktuara të glaukomës.

- Rrezet lazër Yag në mjekimin e trashjes fibroze të kapsulës së prapme të thjerrëzës.

Oftalmologjia e fëmijëve

OPTIKA

Optika moderne me makinën bashkëkohore, jashtëzakonisht të saktë për përpunimin më të stërholluar të qelqeve dhe plastikës korrigjuese.

Vijat bashkëkohore të kornizave dioptrike dhe të syzave për diell me vija atraktive të modës. Voque, Valentino, Escada, Dior, Roberto Cavalli, Vivien Westwood, Simpsons, Seventeen...

QENDRA LOW VISION

E pajisur me mjetet ndihmëse më bashkëkohore, thjerrëzat zmadhuese, sistemet teleskopike me monitorët e palëvizshëm dhe të lëvzshëm, me shkallët e ndryshme të zmadhimit si ndihmë personave me të pamur të dobët gjatë leximit dhe gjatë qarkullimit në hapësirë. Në kabinet demonstrohet puna e secilit prej këtyre aparateve për të zgjedhur variantin më të mirë për secilin veç e veç.

QENDRA PËR APLIKIMIN E TERAPISË FOTODINAMIKE – PDT

KIRURGJIA

Me rëndësinë më të madhe për vendin pikërisht është fakti se spitali SVETI VID i ndryshon dhe i bën më bashkëkohore pikëpamjet e vjetëruara të rrënjosura në oftalmologjinë e vendit dhe i aplikon metodat bashkëkohore zyrtare të cilat një kohë të gjatë nuk kanë mundur t’i përdorin njerëzit tanë.

Ky mbindërtim i oftalmologjisë së vendit ekziston në fushën e ndërhyrjes kirurgjike të kataraktës (fakoemulzifikimi, aqalase), glaukomës, kirurgjisë refraktive (lazërit egzajmer, thjerrëzat implantibile, duke përfshirë edhe multifokale), kirurgjisë vitreoretinale, aplikimit të terapisë fotodinamike (PTP) për zgjidhjen e problemeve të disa formave të degjenerimit makular, rikontruksionit të segmentit të përparmë të syrit për zgjidhjen e problemeve të krijuara me ndonjë procedurë të mëparshme joadekuate kirurgjike, implantimi dytësor i thjerrëzës intraokulare, strabizmi, etj.

Spitali “Sveti Vid” është një nga qendrat e pakta në botë ku aplikohet kirurgjia maestrale e implantimit të “kornesë artificiale” te pacientët pas traumës ku ekziston terreni i papërshtatshëm për transplantim për shkak të rreziqeve nga hedhja e indit të kornesë (në mesin e 250 operacioneve të këtilla në botë).

Spitali special SVETI VID që nga vetë fillimi i themelimit ka bërë përpjekje të mëdha duke punuar në edukimin e popullsisë, mjekëve dhe pacientëve, që me ndryshimin e pikëpamjeve të mundet të parandalojë krijimin e gjendjeve ekstreme dhe me këtë të zvogëlojë një pjesë të madhe të verbërimit të panevojshëm të krijuar në mesin e popullsisë.

video EYE ADVANCE-2008 - Robert H. Osher, M.D.

- FIRST PRIZE IN THE WORLD
To Hospital Sveti Vid for the quality of surgery and contribution to the development of modern ophthalmology EYE ADVANCE-2008.

- SPECIAL HOSPITAL SVETI VID - Superbrand AWARDS WINNER FOR 2006 in Serbia!
A leader in local ophthalmology and among the leaders in the world.