KORRIGJIMI I DIOPTRISË
Spitali special “SVETI VID” i ka filluar në shtet edhe procedurat e korrigjimit të dioptrisë – KIRURGJINË REFRAKTIVE. Kjo degë subspecialiste e oftalmologjisë është e pranishme në oftalmologjinë bashkëkohore që nga vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar kështu që në saje të spitalit “SVETI VID” definitivisht është bërë e arritshme edhe për qytetarët tanë.
ÇKA ËSHTË KIRURGJIA REFRAKTIVE?
Kirurgjia refraktive e përfshin një sërë procedurash – kirurgjike dhe me rrezet lazër me të cilat korigjohet e meta refraktive e syrit – miopia, presbiopia dhe astigmatizmi. Me këtë mënjanohet vartësia nga mjetet ndihmëse konvencionale, siç është thjerrëza syputhitëse dhe syzat. Këto metoda tanimë një kohë të gjatë janë duke u aplikuar në oftalmologji, kurse tek ne, që nga themelimi i spitalit “SVETI VID”.
Mundësitë e kirurgjisë refraktive sot janë të mëdha, që nga problemet e vogla deri të mëdha refraktive duke përfshirë edhe astigmatizmin, me zgjedhjen e metodës adekuate.
Me rëndësi është njohja e mirë e kësaj problematike, zgjedhja e mirë e metodës ose e kombinimit të metodave, për secilin pacient veçmas, dhe pajisja adekuate për zbatim.
Lazëri egzajmer gjithsesi e gëzon popullaritetin më të madh dhe më së pakti është metodë invazive.
Ai e paraqet aplikimin kompjuterik të kontrolluar, të dirigjuar të rrezes lazër - në fakt rrezeve lazër “fluturuese” të cilat me frekuencë të madhe zëvendësohen sipas zonës së dëshiruar në kornenë të cilën duam ta riformëzojmë dhe me këtë ta ndryshojmë forcën e saj përthyese në të dëshiruar. Diapazoni dioptrik i cili “hiqet” me rrezet lazër është përkufizuar me parametrat e caktuar të cilët konstatohen me kontroll. Një nga të rëndësishmit është trashësia e kornesë dhe stabiliteti i saj dhe stabiliteti i dioptrisë para aplikimit të rrezeve lazër. Aplikohet në korrigjimin e miopisë me shkallë të vogël dhe mesatare deri - 10 Dioptri (me astigmatizmin) nëse kornea është me trashësi normale. Te hipermetropia këto janë vlera më të ulëta, deri rreth +2 të dioptrisë, me astigmatizmin eventual më të vogël.
Ky është kusht i pashmangshëm për sigurinë e procedurës. Për vlera më të mëdha dioptrike rekomandimi është – procedura kirurgjike, e cila i nënkupton dy mundësi.
a) Ndërtimin e thjerrëzës intraokulare, pa mënjanimin e thjerrëzës së vet. Kjo është e ashtuquajtura thjerrëza “fakno” intraokulare, ose fakno-torike nëse me këtë rast ekziston edhe astigmatizmi. Metoda aplikohet te pacientët te të cilët ende ka akomodime, pra deri në moshën 35-40 vjeçe. Në kohën e sotme cilësia e këtyre thjerrëzave është e jashtëzakonshme, kurse mundësitë shpiejnë edhe deri te miopia prej rreth – 25 D dhe hipermetropia prej plus10/ + 12 D, me korrigjimin cilindrik edhe deri në 7 D varësisht nga lloji i thjerrëzës.
b) Te të moshuarit, kur humbet funksioni i akomodimit të retinës së vet, gjë që do të thotë se paraqitet nevoja e shfrytëzimit të mjeteve ndihmëse edhe për në afërsi, aplikohet kirurgjia “e zëvendësimit të thjerrëzës” me thjerrëzën tjetër, e cila zgjedhet sipas nevojave të pacientit, me kërkesat profesionale dhe kërkesat tjera. Një numër i madh i pacientëve është jashtëzakonisht i kënaqur me zgjedhjen e thjerrëzës së përkulshme multifokale, e cila e krijon mundësinë e pamjes komode në afërsi (imitimi i akomodimit), distancës së mesme ( psh., vëzhgimi i vitrinës) edhe në largësi.
Retina e përkulshme multifokale praktikisht e mënjanon vartësinë nga dy palë syza, me kalimin komod të shikimit nga objektet e largëta në të afërta (imitimi i akomodimit). Të gjitha procedurat e kërkojnë shkathtësinë e jashtëzakonshme kirurgjike dhe shkathtësinë në zbatim, sepse preciziteti i kirurgjisë është premisë e RËNDËSISHME, pa të cilën nuk vlen as të mendohet për këto mundësi të kirurgjisë refraktive. Prandaj është mjaft e rëndësishme që kirurgu i cili merret me kirurgjinë refraktive të jetë komplet në këtë fushë, dhe që secilit pacienti t’ia ofrojë maksimumin nga mundësitë e ofruara sot.
Kirurgjia refraktive është kurorë e shkathtësisë kirurgjike dhe mbretëreshë e oftalmologjisë. Ende nuk është e pranishme në universitetin tonë. Kirurgët fillestarë dhe ata të cilët nuk kanë përvojë në mbizotërimin e mjekimeve të reja kirurgjike, nuk kanë licencë që të merren me këtë degë të kirurgjisë. Mosnjohuria në aplikimin qoftë të lazërit egzajmer, qoftë e procedurave refraktive kirurgjike gjithsesi që e vë në pyetje tërë cilësinë e këtyre operimeve. Ky pikërisht është shkak për lajthime dhe për frikë lidhur me këtë mënyrë të korrigjimit të dioptrisë.
SA ËSHTË KY PROBLEM AKTUAL NË OFTALMOLOGJINË BASHKËKOHORE, SA GJATË EKZISTON DHE ÇFARË REZULTATESH JEP?
Vetë fillimet e kirurgjisë refraktive datojnë qëmoti, pra para më shumë se gjysmë shekulli, nga hapat e pionierëve të Barakerit, Satoas, Fjordovit, në përpjekje që në mënyrë kirurgjike të korrigjohet dioptria. Këta hapa të parë, edhe pse larg nga realizimi i qëllimit qëmoti të caktuar, gjithsesi janë mjaft të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejmë të kirurgjisë refraktive të sotme. Rreth dy dekada e gjysmë prapa, kirurgjia refraktive po rritet në degë të re subspecialiste të oftalmologjisë, për të cilën po mbahen kongrese, po shtypen revista profesionale dhe libra. Kjo ligjërohet në katedrat e oftalmologjisë në universitetet e mbarë botës, por fatkeqësisht jo edhe këtu tek ne.
Në vitet e tetëdhjeta ka filluar aplikimi i lazërit egzajmer në oftalmologji. Këta kanë qenë lazërit e parë, tani të braktisur, lazërit e hardverit, parardhësit e të sotmëve. Lazëri egzajmer i tanishëm është softverik, me mundësitë e përshtatjes së procedurave secilit syri veçmas. Sot lazëri egzajmer e ka arritur kulminacionin në zhvillim. Dikur qëllimi qëmoti i dhënë definitivisht është realizuar. Endërra e miliona njerëzve po bëhet realitet! Saktësia, mundësia e parashikimit, siguria, si edhe kënaqësia e miliona pacientëve të operuar në mbarë botën, kanë ndikuar në autoritetet më prestigjioze të oftalmologjisë botërore, që procedurat e lazërit t’i shpallin zyrtare.
KOHA E ARTË E KIRURGJISË REFRAKTIVE NUK FILLON, AJO PO ZGJAT.
Kjo është kohë e rezultateve stabile në të cilat dikur qëllimet qëmoti të caktuara, tani janë arritur. Në saje të spitalit “SVETI VID”, kjo, deri dje fushë e PAPREKUR e oftalmologjisë, është bërë edhe realiteti ynë.
SA ËSHTË KIRURGJIA REFRAKTIVE E PRANISHME NË VETËDIJEN E NJERËZVE TANË?
Gjithnjë e më shumë, por fatkeqësisht, ende jo mjaft ...
Edhe pse tanimë një kohë të gjatë ekziston në oftalmologjinë bashkëkohore si degë e veçantë, subspecialiste, pasiqë ende nuk është përfshirë me programin e mësimit në Universitetin tonë, kjo është e kuptueshme se në qarqet oftalmologjike të vendit gjithsesi edhe një kohë do të ekzistojë konfuzion lidhur me problematikën të cilën e bën dega e re e oftalmologjisë. Problemi është se një konfuzion i tillë përcillet edhe në gjeneratat e reja, mbështetësit e ardhshëm të oftalmologjisë së vendit, por edhe më tutje si në zinxhir edhe ndaj pacientëve të cilët e kërkojnë ndihmën.
ÇKA ËSHTË QËLLIMI I PROCEDURËS REFRAKTIVE?
Qëllimi i kirurgjisë refraktive është: pa thjerrëz syputhitëse ose syza të arrihet mprehtësia komode, funksionale e pamjes dhe kështu të ndërpritet vartësia nga mjetet ndihmëse konvencionale.
ÇKA ËSHTË AJO QË I NXIT NJERËZIT TË MENDOJNË PËR NEVOJËN E NJË KORRIGJIMI TË KËTILLË TË DIOPTRISË?
Jokomoditeti të cilën e ofron mjeti ndihmës konvencional, sidomos është i shprehur në disa profesione, ose në të përditshmen e njeriut të zakonshëm. Një numër i madh i njerëzve ka rezistencë ndaj mjeteve ndihmëse konvencionale, gjë që jorrallë merr edhe përmasa të mëdha, duke shpjerë nga problemet në komunikim dhe mbylljen në vete. Nga kjo edhe rezulton motivimi që problemi të zgjidhet në një mënyrë tjetër.
Grupin e dytë e përbëjnë pacientët të cilët edhe përkundër dëshirës, nuk munden ta korrigjojnë gabimin e vet refraktiv me syza, ose nuk i durojnë thjerrëzat syputhitëse.
Shkaku tjetër është - ekonomik. Kirugjia refraktive bëhet një herë në jetë, kurse thjerrëzat syputhitëse janë vartësi e përjetshme.
CILËT KANDIDATË JANË PËR LAZËRIN EGZAJMER?
Personat më të moshuar se 18 vjeç, me dioptri stabile. Mosha e pleqërisë nuk është e saktësuar veçanërisht, por është kusht i dëshirueshëm.
Kornea duhet të jetë e shëndosh, kurse spektri dioptrik është i caktuar me cilësinë dhe trashësinë e kornesë, por edhe me madhësinë e bebëzës së syrit, e matur në kushte të errësuara. Këta parametra munden ta caktojnë kufirin deri te i cili mundemi të shkojmë të sigurt në “heqjen e dioptrisë".
Në rast se ekziston dallim i madh në dioptri të të dy syve, ose ekziston dioptria vetëm në njërin sy, procedura refraktive është me rëndësi të jashtëzakonshme.
Te personat më të rinj se 18 vjeç, rrezet lazër mund të aplikohen në rast të dioptrisë stabile, gjatë 3 viteve të fundit, nëse ekziston motivimi i fortë për shkak se kanë planifikuar që t’i përkushtohen shumë sportit ose arteve të bukura, ku mjeti klasik ndihmës nuk është zgjidhja më e mirë. Dallimi i madh në dioptri, ose ekzistimi i astigmatizmit mundet njerëzit e rinj, për shkak të korrigjimit joadekuat, t’i shpjerë në dobësimin e pamjes, prandaj marrja e mprehtësisë së pakorrigjuar më të mirë të pamjes me anë të lazërit egzajmer në këtë rast është i orientuar që të parandalojë dobësimin e pamjes.
Përveç me qëllim të korrigjimit të dioptrisë, lazëri egzajmer përdoret me sukses për qëllime terapeutike te të të ashtuquajturat erozionet rikthyese (“të përsëritura” – metoda PKT.
SI DUKET PROCEDURA ME RREZET LAZËR, SA ZGJAT, ÇFARË ANESTEZIONI APLIKOHET?
Aplikimi i kontrolluar kompjuterik i rrezes lazër “të ftohtë” ka për detyrë që me riformëzimin e kornesë ta ndryshojë forcën e saj përthyese në të dëshiruaren. Kjo mund të arrihet me veprim të drejtpërdrejtë të rrezes lazër nëpër shtresat sipërfaqësore të kornesë (metoda PRK) në kohëzgjatje prej një-dy minutash, me çka me qëllim krijohet zona e erozionit të kornesë. Derisa zgjat epitelizimi i kësaj sipërfaqeje të brejtur, pacijenti e mban thjerrëzën syputhitëse terapeutike, me qëllim që të mbrojë kornenë dhe të zvogëlojë shqetësimin e krijuar për shkak të “erozionit” të caktuar.
Ky shqetësim i cili zakonisht ndjehet të nesërmen pas ndërhyrjes është reagim i zakoshëm dhe tejkalohet me sukses me pika dhe tabletat përkatëse. Menjëherë pas ndërhyrjes pacientët e vërejnë përmirësimin dramatik të pamjes, edhe përkundër errësimit kalimtar i cili zgjat disa ditë. Modaliteti tjetër është LASIK, i cili e nënkupton kombinimin e procedurës mikrokirurgjike dhe me rrezet lazër, pra me mikrokeratom (me instrumentin e veçantë) arrihet ngritja e kapakut të epitelet (në formë të kapakut), kurse në shtresat më të trasha aplikohet mjekimi me rrezet lazër. Pas kësaj kapaku i epitelit kthehet në vend. Kjo është metodë më invazive. Periudha e shërimit të kornesë zgjat më shumë se sa te PRK, edhe pse shqetësimi që paraqitet këtu është shndërruar në vetëm disa orë nga ndërhyrja kirurgjike. Në të dy rastet anestezioni është në formë të pikave – topikal, pacienti menjëherë pas ndërhyrjes kthehet në shtëpi, kurse në punë kthehet për 5-6 ditë. Modalitetet tjera të parimeve themelore janë Lasek dhe Epi Lasik (variantet kalimtare midis PRK dhe Lasikut).
SI DUHET TË PLANIFIKOHET KONTROLLI NËSE BËHET FJALË PËR BARTËSIN E THJERRËZËS SYPUTHITËSE?
Nëse bëhet fjalë për bartësit e thjerrëzës syputhitëse, është e nevojshme të ndërpritet bartja para ndërhyrjes për të kornea "marrë konfiguracion të ri " dhe këtë 10 deri 15 ditë te thjerrëza e butë dhe rreth 4 javë te thjerrëza GP (për ata të cilët GP e bajnë më gjatë se 20 vjet dhe 6-8 javë). Tek e fundit, në pasqyrimin e relefit – topografinë korneale, shihet “gjurma” e thjerrëzës syputhitëse në korne.
KUSH I ZBATON PROCEDURAT ME RREZET LAZËR NË SPITALIN “SVETI VID”?
Të gjitha procedurat refraktive i ndërmerr prof. dr. Pavel Rozsival, anëtar i shquar i asociacioneve më të mëdha evropiane dhe botërore oftalmologjike, i cili nga ana e autoriteteve më prestigjioze është shpallur njëri nga njerëzit më meritorë në oftalmologjinë e shekullin XX.
Në saje të tij, bashkë me pajisjen adekuate të spitalit dhe me edukimin e kuadrove, kemi arritur që kirurgjinë refraktive të fillojmë ta zbatojmë në shtet dhe ta bëjmë të arritshme për të gjithë njerëzit, pacientët dhe mjekët. Kirurgjia e cila ndërmerret këtu është niveli më i lartë i kirurgjisë së syrit.
ÇFARË ËSHTË KONTAKTI ME PACIENTIN PAS NDËRHYRJES?
Përcjellja e vazhdueshme dhe kontakti me pacientin para dhe pas ndërhyrjes është fakt real dhe siguri për pacientin. Në një vend, në shtet të vet mundet ta marrë përgjigjen për të gjitha pyetjet dhe sqarimet e hollësishme për problemin e vet dhe për mundësitë për zgjidhje. Në bazë të bisedës dhe të kontrolleve të hollësishme gjendet pikërisht metoda e zgjedhjes, e cila do të jetë zgjidhja më e mirë dhe më e sigurtë.
Këtu nuk bëhet fjalë për fillimet e kirurgjisë refraktive, por për metodat e konfirmuara përmes aplikimit shumëvjeçar dhe rezultateve pozitive në botë dhe zyrtarisht të njohura. Do të nevojitet kohë që të pranohet fakti se ajo që deri më dje ka qenë e pakuptueshme dhe larg nga kufjitë e këtij shteti, tani është shumë afër, është realizuar pikërisht këtu në Spitalin “SVETI VID”. Fshehja e faktit se kjo është aq negative manifestohet për pacientin dhe shoqërinë në tërësi, duke e kthyer me vetëdije prapa pacientin, duke e zgjedhur rrugën për të mbajtur me qëllim metodat dhe botëkuptimet e vjetëruara qëmoti të tejkaluara.
DIOPTRIA E LARTË
SI TË TEJKALOHET PROBLEMI ME DIOPTRINË E LARTË?
Në mesin e pacientëve me problemin e dioptrisë gati një e treta e ka dioptrinë e lartë. Këta njerëz “të pafat” dioptrinë e vet të lartë vështirë munden ta “vendosin” në kornizën e syzave ose ta korrigjojnë me thjerrëz syputhitëse.
Me shkallën më të madhe të astigmatizmit, gati është e sigurt se me mjete ndihmëse konvencionale mprehtësia jo e plotë e pamjes, pamja joreale dhe fusha e limituar joreale e pamjes do të jetë gjë e përditshme me të cilën do të jetojnë. Pa “mjete ndihmëse” këta njerëz shohin në gjithsej disa dhjetra centimetra para syve, gjë që do të thotë se ekziston vartësia e jashtëzakonshme nga syzat ose thjerrëzat, prandaj edhe funksioni i pamjes është i kufizuar.
Lazëri egzajmer është i jashtëzakonshëm në korrigjimin e vlerave të vogla të matura të miopisë deri -10,0 (kushtimisht) me astigmatizëm të vogël, dhe hipermetropisë së shkallës më të vogël, deri rreth + 2D.
Nuk aplikohet në korrigjimin e dioptrive më të larta, sepse vëllimi dioptrik të cilin “e heqim” është përkufizuar rreptësisht me parametra të caktuar, gjë që procedurën me lazër e bën të sigurtë. Secila nga procedurat refraktive qoftë me lazër, qoftë kirurgjike i ka kërkesat e veta specifike. Është e nevojshme njohja e jashtëzakonshme e kirurgjisë refraktive dhe përvoja që për secilin veçmas të gjendet zgjidhja më e mirë dhe më e sigurt. Bashkë me këto parime, rezultatet e procedurave refraktive janë të jashtëzakonshme dhe pas tyre mbeten njerëzit e lumtur.
Në rastet e kornesë “së hollë” strukturore, edhe te miopia mesatare ose hipermetropia, nuk do të këshillojmë egzajmerin me rrezet lazër. Metoda e zgjedhjes këtu është kirurgjia e implantit. Fjala është për vendosjen kirurgjike të thjerrëzës speciale e cila e mbulon diapazonin dioptrik deri -20D (miopia) dhe deri + 10 (hipermetropia). Thjerrëza e vet, e cila është vendosur pas ylberthit mbetet e paprekur. Me këtë ruhet akomodimi (të pamurit afër) kurse zgjidhet korrigjimi për largësi. Prandaj kjo kirurgji aplikohet në grup-moshën prej moshës 21 deri 40,45 vjeçe, derisa ka akomodime. Te të moshuarit, në korrigjimin e dioptrisë së lartë këshillohet e ashtuquajtura kirurgjia e zëvendësimit të thjerrëzës, kur vjen në shprehje edhe aplikimi i implantit multifokal (imitimi i akomodimit).
Thjerrëza refraktive për korrigjimin e miopisë dhe hipermetropisë janë duke u aplikuar tanimë një kohë të gjatë. Sot ekziston edhe varianta e thjerrëzës fakno-torike, gjë që domedhënë mundësia e korrigjimit njëkohësisht edhe e astigmatizmit të bashkuar (deri rreth 7 e cilindrit). Këto janë thjerrëza të disejnit dhe materialit të përsosur, të përshtatura për sy plotësisht, prandaj nuk kanë shumë ngjashmëri me të parët e vet historik.
Thjerrëzat fakna intraokulare përballohen shkëlqyeshëm, pacienti adaptohet shpejt, përgjigjja postoperative është e shkëlqyer. Rezultatet tona shumëvjeçare e kanë treguar tejkalimin e mprehjes së pamjes së dhënë (dikur të korrigjuar) për madje 1-2 gradë më shumë, gjë që përputhet edhe me rezultatet e publikuara botërore. Premisë e rëndësishme pa të cilën nuk ka kuptim të flitet për kirurgjinë superiore refraktive është shkathtësia dhe stërhollimi i teknikës kirurgjike, përvoja e kirurgut në aplikimn e kësaj kirurgjie superiore, dhe natyrisht zgjedhja e rregullt e pacientit duke i respektuar qëndrimet zyrtarisht të aprovuara.
Te njerëzit në kohën presbiope, pra pa akomodime (me ose pa katarakt), te nevoja për korrigjim të dyfishtë – syzat për afër dhe larg, dhe bashkë me këtë edhe me astigmatizmin madje edhe deri te vlerat e larta, aplikohet kirugjia e implantit – thjerrëza e prapme torike e dhomës (PC toric) e disejnit special, i bërë sipas parametrave specifikë të secilit syri veçmas!!!
Me këtë shteti ynë hyn në qendër të vëmendjes së realizimeve më të mëdha të oftalmologjisë botërore.




















