KATARAKTA
Katarakta është gjendje e turbulluar e thjerrëzës natyrore, biologjike e syrit, me çka çrregullohet dhe dobësohet funksioni i pamjes, duke u nisur nga turbullimi gradual dhe gjithnjë deri te “verbërimi i përkohshëm” për shkak të turbullimit definitiv të thjerrëzës. Fatbardhësisht, sot ky verbërim mundet të shmanget me ndërhyrjen kirurgjike të hershme.
ÇFARË ËSHTË ROLI I THJERRËZËS SONË NË SY?
Thjerrëza e natyrshme biologjike është e tejdukshme dhe bikonvekse. I lëshon dhe i përthyen rrezet e dritës në rrugën nga retina (si edhe kornea) dhe merr pjesë në akomodim, bashkë me Zonat qerpikore të Zinnit dhe me trupin qerpikor. Akomodimi është akt i rëndësishëm, refleksiv me të cilën syri përshtatet që objektet e afërta t’i shohim më qartë. Me mplakje, duke u nisur nga mosha 40,50, vjeçe vjetërohet edhe thjerrëza dhe dobësohet aftësia e saj që të përthyejë rrezet të cilat vijnë nga objektet e afërta – akomodimi zhduket. Të lexuarit është të vështirësuar, pa korrigjim plotësues. Kjo është kohë e hipermetropisë ose presbiopisë (pamja e mplakur).
SI KRIJOHET KATARAKTA?
Për disa shkaqe në thjerrëz mund të krijohen ndryshimet e metabolizmit, me çka humbet tejdukshmëria, fitohet toni gri, e nganjëherë i verdhë ose braon (llojet e ndryshme të kataraktës). Pohohen shkaqet e numërta dhe faktorët e mundshëm të rrezikut: trashëgimia, infektimet në shtatzëni, sëmundjet e metabolizmit (psh., diabeti), rrezatimet e ndryshme, pirja e duhanit, alkooli, disa barna, dehidrimi, çrregullimi i ushqimit dhe elektrolitit, trauma dhe etj. Katarakta shpesh i përcjell sëmundjet tjera të syrit (uveitisin, retinitisin, pigmentosin,…). I kap të gjitha grup-moshat, që nga foshnjet dhe fëmijtë – deri te ato të pleqërisë (senile) ku janë më të shpeshta. Katarakta e lindur mundet të bashkohet me glaukomën e cila nuk domethënë se shfaqet menjëherë, prandaj këta fëmijë duhet kontrolluar shpesh pas ndërhyrjes kirurgjike. Në përbërje të disa sindromeve, katarakta te fëmijtë mundet të nënkuptojë se ekzistojnë dëmtime të rënda në organet tjera. Kur krijohet, i vetmi mjekim është kirurgjik.
KUR OPEROHET KATARAKTA?
Menjëherë sapo fillon të pengojë. Kjo mund të arrihet vetëm me ndërhyrjen kirurgjike me ultratinguj-fakoemulzifikimin. Me ndërhyrjen e hershme kirurgjike, pa pritur të piqet, shmangen ndërlikimet e numërta dhe bëhet i mundur riaftësimi i shpejtë postoperativ i pamjes, pa qëndruar në spital. Prerja është e vogël, rreth 2 mm, anestezioni është lokal. Kirurgjia zgjat shumë shkurtër, 6-10min, nuk ka qepje të plagës e cila shërohet deri të nesërmen. Prandaj mund të operohen të dy sytë të njëjtën ditë ose ditë pas dite. Mirëpo, metoda e vjetër agresive kirurgjike (ECCE) e nënkupton nevojën që katarakta të piqet, me çka pacienti hyn në gjendje të panevojshme të “verbërimit të përkohshëm”, për t’u operuar pastaj me prerje të madhe, pas së cilës zakonisht rekomandohet hospitalizimi.
Të priturit derisa të piqet katarakta është botëkuptim i vjetër që i përgjigjet mjekimit të vjetër klasik, hirurgjik, i cili më shumë se 4 dekada nuk përdoret në oftalmologjinë zyrtare bashkëkohore. Fatkeqësisht, në shtetin tonë ende është i pranishëm. Mjekimi i vetëm zyrtar kirurgjik më human dhe më konkret, është ndërhyrja kirurgjike i kataraktës me ultratinguj - fakoemulzifikimi.
Fakoemulzifikimi, tanimë katër dekada është i pranishëm në oftalmologji në mbarë botën, përveç në disa mjedise rurale, sot e ka arritur kulminacionin në teknikën e zbatimit dhe ofron retina të përkulshme më kualitative të cilat implantohen me këtë rast. Kjo zbatohet në kushtet e qëndrimit njëditor në spital, pa nevojë që të qëndrojë në spital pas ndërhyrjes kirurgjike.
Kur është fjala për fëmijtë dhe foshnjet duhet të operohet sa më parë, nëse është vendosur në mes dhe e çrregullon zhvillimin e funksionit të të pamurit – si plagë kundër dobësimit të pamjes. Implantimi i thjerrëzës intraokulare nënkuptohet, përveç në gjendjet qartë të përkufizuara, të rralla, kur kjo lihet për akt dytësor.
Metodën me ultratinguj e kemi filluar qëmoti në shtet, me themelimin e spitalit me ç’rast kjo nuk ka qenë nivel fillestar por vetëm kulminacion i kësaj kirurgjie. Kjo është mënyra e vetme që qëndrimet bashkëkohore dhe metodat t’ua bëjmë të arritshme edhe njerëzve në shtetin tonë. Gjithsesi që nevojitet kohë dhe durim që këto të depërtojnë në të gjitha poret e oftalmologjisë së vendit. Kuadri i të rinjëve duhet t’i pranojë menjëherë si të vetmet të vlefshme dhe të rregullta, ashtu siç këtë e bëjnë kolegët në shtetet tjera, në vend që për këtë të flitet me zë pëshpëritës dhe të shkruhet me germa të imëta.
A E KA VENDIN FAKOEMULZIFIKIMI NË SHTETIN TONË NJËSOJ SI EDHE NË BOTË?
Fatkeqësisht, jo. Katarakta edhe më tutje operohet në mënyrë të vjetër në mbarë shtetin tonë.
Prandaj nuk ekziston as arsyetimi socioekonomik, as mjekësor. Pacientit i thuhet të presë “të piqet katarakta”, me çka me vetëdije e sjell në gjendjen e “verbërimit të përkohshëm”, i cili e lind depresionin dhe izolimin dhe lëndime dhe thyerje të shpeshta.
Prandaj, të enjturit dhe dekompozimi i thjerrëzës së dendur të errësuar i cili zgjat shumë, mundet të krijojë situata të tmerrshme me pasoja të përhershme (uveitisi, glaukoma,…). Pas kataraktës së dendur të ndryshimit eventual në fundin e syrit, e krijuar me sëmundjet e bashkuara të syrit (diabeti, glaukoma, makula …), nuk mund të shihen hollësisht dhe objektivisht, as të veprojnë me kohë. Me këtë funksioni i pamjes bëhet i dëmtuar përgjithmonë.
Kalimi nga metoda klasike në atë me ultratinguj, me çka do të shmangej tërë kjo, nuk është fare i thjeshtë dhe kërkon përvojë dhe shkathtësi të jashtëzakonshme kirurgjike, e për këtë gjithsesi do të jenë të nevojshme vite me radhë që të durojmë dhe mësojmë. Duke e marrë parasysh dallimin drastik me ultratinguj nga mjekimi manual, fakoemulzifikimi është rrezik i jashtëzakonshëm për kirurgët fillestarë. Vetëm përvoja e pasur në këtë teknikë, si edhe në zgjidhjen e rasteve të ndryshme të ndërlikuara, e jep sigurinë maksimale dhe shfrytëzimin e të të gjitha potencialeve të oftalmologjisë bashkëkohore sot.
Metoda, krijues ideor i së cilës është oftalmologu amerikan Charles Kelman është e pranishme në oftalmologjinë botërore që nga viti 1971, kurse në shtetin tonë ka hyrë në saje të prof. Dr. Pavel Rozsivalit i cili deri në maksimum i ka zhvilluar mundësitë e kësaj kirurgjie. Ky virtuoz i shquar është shpallur njëri prej njerëzve më meritor për zhvillimin e oftalmologjisë në shekullin XX. Në saje të tij, fakoemulzifikimi në Spitalin “SVETI VID” ushtrohet në nivelin e vet më të zhvilluar, me aplikimin e teknologjisë së re të plotë në pajtim me rrjedhat e oftalmologjisë bashkëkohore, duke e ofruar maksimumin e kontrollit dhe sigurisë. Përsosja e fakoemulzifikimit sot, tregohet përmes mundësisë së përshtatshmërisë, me çka e zgjidh problemin e turbullimit të thjerrëzës të shkallës së ndryshme, duke e zgjedhur programin përkatës ose kalimin nga njëri në tjetrin.
Kjo teknologji kërkon njohës të shkëlqyer të teknikës së fakoemulzifikimit, sinkronizimin e lëvizjes së dorës dhe këmbës për shkak të komandave të këmbëve ndaj makinës, dhe aftësinë e përshtatjes secilit rasti të veçantë me zgjedhjen e programit përkatës.
Përparësi është kontrolli absolut i të gjithë parametrave të involvuar në punën dhe sigurinë në punë, aplikimi i shkurtër me ultratinguj madje edhe te kataraktet më të ngurta, në gjithsej disa sekonda, për dallim nga disa minuta te makinat e hershme, efektin ngrohës jo të madh, dhe prandaj me të drejtë quhet “cold phaco “- përkatësisht fakoemulzifikimi i ftohtë.
Rezultati është kënaqësia më e madhe e pacientit qysh në ditën e parë pas ndërhyrja kirurgjiket.
Kjo teknologji e re është revolucion në operacionet e kataraktës me ultratinguj. Për momentin ekziston vetëm në disa qendra më të njohura botërore në numër të vogël, ku e zbatojnë kirurgët më të mirë me përvojën më të madhe në ndërhyrjet kirurgjike të kataraktës me ultratinguj. Në saje të njërit prej tyre, prof. dr Pavel Rozsivalit dhe Spitalit special “SVETI VID”, sot për njerëzit tanë kjo kirurgji supreme sot është bërë e arritshme edhe në shetin tonë.
Me aplikimin e thjerrëzave përkatëse të kualitetshme intraokulare me të cilat mundet njëkohësisht edhe të korrigjohet dioptria, ndërhyrja kirurgjike e kataraktës këtu është gjithnjë e më shumë pjesë e kirurgjisë refraktive. Kënaqësi e madhe e pacientit është zgjedhja e implantit multifokal të përkulshëm, me çka korrigjohet pamja edhe në afërsi edhe në largësi, edhe në largësi mesatare – në vend të vartësisë prej 2 palë syzave.
Te pacientët te të cilët ekziston edhe njëfarë shkalle e astigmatizmit paraoperativ, ekziston edhe mundësia e vendosjes së thjerrëzës së dhomës së prapme torike intraokulare, me të cilën korrigjohet cilindri. Në rastet me problemet e njollës së verdhë, jepet mundësia e zgjedhjes së thjerrëzës speciale “naturale” të përkulshme me filtër për mbrojtjen e njollës së verdhë.














