SHKËPUTJA E RETINËS
Retinën figurativisht e krahasojmë me filmin e aparatit fotografik për të sqaruar më lehtë rolet e saj dhe vendin në sy. Nëse “filmi është i dëmtuar” edhe fotografia do të jetë e dobët, pa e marrë parasysh optikën e përsosur të aparatit fotogorafik (në kuptimin figurativ i përbërë nga kornea, dhoma e përparme, bebëzës-diafragmës, thjerrëzës dhe trupit qelqor). Përmes këtyre elementeve ecën rrezja e dritës – sinjali deri te marrësit e vet në retinë.
Retina është pjesë “e sistemit nervor” të syrit dhe është e thurur nga lidhja e jashtëzakonshme e qelizave nervore - fotoreceptorëve, të cilët e grumbullojnë informatën e pamjes dhe ia dërgojnë “qendrës për përpunim”, e cila gjendet në pjesën e prapakokës së trurit. Të gjitha këto segmente janë të rëndësishme në formimin e fotografisë së kualitetshme dhe njohjen e saj.
Shkëputja e retinës është thellim i pjesës nervore të retinës me fotoreceptorët, nga baza e saj – epitelit retinal pigmental, bashkë me grumbullimin e lëngut nën retinë. Epiteli pigmental e ka rolin e rëndësishëm mbrojtës të metabolizmit kështu që në rastin e ndarjes së retinës prej tij shkaktohet zhdukja e fotoreceptorëve dhe humbja e pamjes. Gjendja është AKUTE dhe kërkon ndërhyrjen kirurgjike URGJENTE.
Vështirësitë e pacientit të cilat i paraprijnë shkëputjes zakonisht janë dukuri të papritura “të shkëlqimeve” ose “vetëtimave” në fushën e pamjes. Ato tregojnë se është shkaktuar tërheqja e fuqishme e trupit qelqor, kurse jo rrallë edhe deri te krijimi i njërit ose më shumë defekteve në retinë, të të ashtuquajturave ruptura, të cilat i paraprijnë shkëputjes. Nëse pacienti në atë moment i paraqitet mjekut të syve, është e mundur që me kontroll të zbulohet krijimi i rupturës dhe me kufizimin e saj PARANDALUES me rrezet lazër të pengohet zhvillimi vijues i shkëputjes. Mirëpo nëse tanimë shkëputja është zhvilluar, zgjerimi i saj i mëtejmë nuk është i mundur të ndalet me rrezet lazër, por nevojitet ndërhyrja kirurgjike.
Kur është shkaktuar shkëputja pacienti e vëren “perden” më të madhe ose më të vogël “ ose “hijen” në fushën e pamjes, zakonisht në pjesën e saj të poshtme, duke e marrë parasysh se ruptura në retinë zakonisht zhvillohet në pjesën e sipërme të retinës, që projektohet në fotografinë e anasjelltë. Një numër i pacientëve nuk u kushton vëmendje vështirësive të para dhe mendon se ato do të “kalojnë vetvetiu” sidomos nëse të pamurit në syrin tjetër është i mirë. Mirëpo, nëse krijohet shkëputja në syrin me të pamur më të mirë, pacientët shumë shpejtë bëhen të vetëdijshëm për seriozitetin e ndryshimeve dhe me kohë e kërkojnë ndihmën.
Shkëputja e retinës zgjerohet shpejt dhe nëse menjëherë nuk operohet ajo e përfshin edhe njollën e verdhë, gjë që ka si pasojë rënien e menjëhershme të mprehtësisë së pamjes, duke u shndërruar me kohë vetëm në njohjen e dritës dhe të lëvizjes. Njolla e verdhë është më e ndjeshmja dhe funksionalisht shumë shpejt shkatërrohet, për shkak se në atë fushë të vogël prej gjithsej 5 mm2 gjendet përqendrimi më i madh i fotoreceptorëve – qelizave të saj, kurse ushqimi i retinës, përkatësisht njollës së verdhë, ndërpritet te ndarja e saj.
Mprehtësia e plotë e pamjes mund të ruhet vetëm nëse nuk është shkaktuar ndarja e njollës së verdhë dhe prandaj me rastin e paraqitjes së shenjave të para të sëmundjes “perdes” duhet të bëhet NDËRHYRJA URGJENTE KIRURGJIKE, më së miri brenda 24 orësh. Derisa të bëhet ndërhyrja kirurgjike pacienti duhet të qëndrojë i shtrirë në shpinë, për t’u parandaluar zgjerimi i shkëputjes ndaj njollës së verdhë. Nëse tanimë është bërë ndarja e njollës së verdhë, ndërhyrja mund të bëhet brenda afatit prej 3-7 ditësh me të njëjtin rezultat, i cili gjithnjë është më i dobët nga mprehtësia normale e pamjes. Mirëpo, nëse edhe më tutje zvarritet ndërhyrja, shkaktohet ndryshimi i pakthyeshëm degjenerativ në retinë, e para se gjithash në njollën e verdhë, gjë që e ka për pasojë të mprehturit gjithnjë e më të dobët postoperativ sa më gjatë që ka qëndruar shkëputja, pa e marrë parasysh suksesin teknik të vetë operacionit.
Sipas mekanizmit të krijimit, grupin më të madh e përbëjnë shkëputjet e krijuara si rrjedhojë e zhvillimit të defektit në retinë, përkatësisht rupturë. Ruptura në retinë krijohet për shkak të ndarjes së trupit qelqor, dhe tërheqjes vijuese të retinës në vendin e bashkimeve të trupit qelqor për pjesën periferike të retinës. Kjo shkaktohet për shkak të kolapsit të trupit qelqor, psh., te personat me të pamur të dobët ose në procesin e mplakjes, si edhe tronditjes së madhe të trupit qelqor me rastin e lëndimit të syrit, ose të lëvizshmërisë së tij të shtuar. Lëngu nga trupi qelqor tërhiqet përmes rupturës në lartësinë e tensionit osmotik në cipën enore dhe në mënyrë progresive grumbullohet nën retinë duke sjellë deri te zgjerimi i shpejtë i shkëputjes.
Nga ana tjetër, një numër i madh i syve me rupturën e retinës kurrë nuk e zhvillon shkëputjen, sepse në mungesë të bashkimeve të forta të trupit qelqor për retinë, proceset fiziologjike në cipën enore dhe epitelin pigmental mjaftojnë që ta mbajnë retinën në vend. Rupturat e retinës te sytë e tillë zbulohen rastësisht me rastin e kontrollit të syve, sepse pacientët nuk kanë vështirësi tipike në formë të “shkëlqimeve” ose “vetëtimës”.
Grupin tjetër e përbëjnë shkëputjet e retinës të krijuara si rrjedhojë e tërheqjes së lehtë të retinës për shkak të pranisë së membranës në retinë, zakonisht te shkëputjet që qëndrojnë shumë ose te ekzistimi i membranës së enëve të mbrujtura të gjakut në trupin qelqor me bashkimet në retinë, psh., te diabeti i përparuar. Grupin e tretë, më të rrallë e përbëjnë shkëputjet me derdhjen e lëngut nën retinë, psh., te tumori brenda syrit, pezmatimi i cipës enore dhe i anomalive të lindura.
SHËRIMI
Shkëputja e retinës shërohet vetëm në mënyrë kirurgjike. Qëllimi i shërimit është mbyllja e rupturës, e cila arrihet me nxitjen e bashkimeve midis retinës dhe cipës enore me ngrirjen lokale në vendin e rupturës ose përdorimin e rrezeve lazër. Për t’u arritur kjo, ruptura duhet t’i afrohet cipës enore, qoftë nga jashtë me qepje, mbushje dhe punksion të lëngut të grumbulluar nën retinë ose përbrenda, me ndihmën e tamponimit me gaz. Para hedhjes së gazit hiqet trupi qelqor. Kjo ndërhyrje quhet VITREKTOMI dhe gjithnjë e më shumë aplikohet në krahasim me operacionin klasik me mbushje dhe punksion. Shkak për këtë është se me heqjen e trupit qelqor mënjanohet edhe mundësia e krijimit të rupturave të reja, përkatësisht rishkëputjes, si edhe që pas vitrektomisë nuk shkaktohet ndryshimi i gjatësisë së syrit, gjë që nuk është rast te aplikimi i qepjes dhe mbushjes.
Vitrektomia përveç kësaj aplikohet si metodë e vetme operative te shkëputja e shkaktuar për shkak të pranisë së membranës në retinë, te shkëputja afatgjatë e retinës ose e diabetit. Gjatë ndërhyrjes kirurgjike këto krijesa në tërësi mënjanohen, me çka bëhet e mundur shtrirja e përhershme e retinës. Te këto forma të ndërlikuara të shkëputjes së retinës për tamponim përveç gazit e përdor edhe vajin e silikonit. Ky ka përparësi ndaj gazit meqë pacienti sheh menjëherë pas operacionit dhe prandaj gjithnjë përdoret nëse është fjala për syrin e fundit, por e kërkon edhe ndërhyrjen plotësuese, domethënë, nxjerrjen e vajit të silikonit, përafërsisht dy muaj pas operacionit të parë. Te shkëputjet e ndërlikuara të retinës shpesh shkaktohen edhe proceset me njolla dmth., krijimi i membranave të reja, madje edhe pas mënjanimit të plotë të tyre, gjë që kërkon një ose më shumë operacione plotësuese.
PËRMBLEDHJA
Me rëndësi është të dallohen shenjat e krijimit të rupturës dhe të PARANDALOHET krijimi i shkëputjes me përdorimin e rrezeve lazër. Nëse është shkaktuar krijimi i shkëputjes, duhet parandaluar humbjen e përhershme të mprehjes së pamjes me ndërhyrjen URGJENTE kirurgjike, brenda 24 orësh, në qendrat përkatëse të cilat merren me këtë kirurgji, para se që shkaktohet ndarja e njollës së verdhë. Nëse edhe kjo kohë është lëshuar, atëherë është e nevojshme të parandalohet humbja e mëtejme progresive e pamjes dhe krijimi i formave më të vështira të shkëputjes me ndërhyrjen E HERSHME, në afatin jo më të gjatë se një javë. Sa më e gjatë që është koha nga krijimi i shkëputjes deri te ndërhyrja kirurgjike edhe rezultati funksionues është më i dobët, pa e marrë parasysh puthitjen e plotë të retinës. Shkëputja e pashëruar shpie nga verbërimi definitiv brenda një viti.
Spitali special SVETI VID e kultivon kirurgjinë jashtëzakonisht të kualitetshme të retinës dhe të trupit qelqor. Në krye të ekipit për segmentin e prapmë të syrit gjendet kirurgu i shquar vitreoretinal, dr. Zoran Tomiqi, i cili ka merita në zhvillimin e kirurgjisë bashkëkohore vitreoretinale dhe të kirurgjisë së makulës – njollës së verdhë.
Këtu kufijtë e operabilitetit janë lëvizur nga mundësitë më të larta me saktësinë e teknikës kirurgjike dhe pajisshmërinë e jashtëzakonshme të spitalit me aparaturë bashkëkohore të teknologjisë më të re.

















